Ömer Naim Küçük
13 Korrik 2016•Përditësim: 14 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Një delegacion i përbërë prej zyrtarëve të disa ministrive dhe përfaqësuesve të sektorëve të kryesuar nga Ministria turke e Punëve të Jashtme nesër do të shkojë në Moskë për të zhvilluar bisedime, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga ministria njoftohet se me ftesë të autoriteteve ruse, me qëllim që të bisedohet për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet në fushën e turizmit mes Turqisë dhe Sirisë, një delegacion i përbërë nga zyrtarët nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Transportit, Punëve Detare dhe Komunikimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe përfaqësues të sektorëve, të kryesuar nga Ministria e Jashtme do të realizojnë në Moskë një mbledhje me zyrtarët e Rusisë.
Theksohet se pjesë e mbledhjes do të jetë shkëmbimi i mendimeve në lidhje me përgatitjet për fillimin përsëri të fluturimeve charter mes Rusisë dhe Turqisë, diskutimi për sigurinë e turistëve dhe masat e marra në këtë drejtim, si dhe përcaktimi i fushave të reja për bashkëpunim.