Turqia

Djathi i emigrantëve shqiptarë në Turqi pret tregues gjeografik

"16 tetori do të jetë data kur do të fitojmë patentë, treguesin gjeografik për djathin Manyas", u shpreh Karakaş duke shtuar se synojnë të organizojnë festë

Miraç Kaya  | 06.07.2020 - Përdıtësım : 07.07.2020
Djathi i emigrantëve shqiptarë në Turqi pret tregues gjeografik Foto: Süleyman Özaydın/AA

Balikesir

Djathi i përgatitur nga emigrantët shqiptarë të cilët në periudhën osmane para rreth 250 vitesh janë vendosur në provincën Balıkesir dhe përreth është në pritje të treguesve gjeografikë në Turqi.

Djathi i cili përgatitet nga qumështi i lopës dhe deles pasi kalon procese të ndryshme dhe mbahet në shëllirë për të paktën 3 muaj, në rrethin Manyas të Balıkesir-it, i quajtur "djath i fortë i Manyas", është në përfundim të procedurës për t'u regjistruar.

Djathi pas një procedure të gjatë në fund merr formën e fortë dhe me vrima.

Kryetari i Unionit të Prodhuesve të Qumështit, Fevzi Karakaş, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se kanë bërë përpjekje të mëdha për tregues gjeografik, duke thënë se deri më tani kanë marrë pjesë në shumë panaire për të promovuar djathin.

"16 tetori do të jetë data kur do të fitojmë patentë, treguesin gjeografik për djathin Manyas", u shpreh ai duke shtuar se synojnë të organizojnë festë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın