Zeynep Akyıl
25 shkurt 2016•Përditësim: 25 shkurt 2016
ANKARA (AA) - Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë së Turqisë, Mehmet Şimşek do të jetë kryesuesi i këtij vendi për “Komitetin e Bashkëpunimit mes Qeverive të Turqisë dhe Kinës”, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka siguruar thuhet se është formuar “Komiteti i Bashkëpunimit mes Qeverive të Turqisë dhe Kinës”. Ky komitet do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministrat e dy vendeve. Komiteti është ngritur për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në shumë fusha si ajo e politikës, ekonomisë, tregtisë, sigurisë, kulturës, turizmit dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, thuhet se ka sjellë në krye të këtij komiteti zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht ministrin turk të Ekonomisë. Şimşek i cili do të ketë një rol aktiv për rritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve pritet që të dielën të ketë një takim më zëvendëskryeministrin e Kinës, Wang Yang.
Në këtë takim pritet që të diskutohen shumë tema me rëndësi të përbashkët duke filluar nga marrëdhëniet mes dy vendeve deri në tema të tilla, si zhvillimet në ekonominë kineze dhe pasqyrimet e saj në atë globale.