Turqia

Erdoğan: 200 mijë sirianë që nga dhjetori janë kthyer në shtëpitë e tyre nga Türkiye

Presidenti Erdoğan tha se pavarësisht “vështirësive, pengesave dhe sabotimeve, Siria po rimëkëmbet ngadalë”

Serdar Dincel  | 28.04.2025 - Përdıtësım : 28.04.2025
Erdoğan: 200 mijë sirianë që nga dhjetori janë kthyer në shtëpitë e tyre nga Türkiye

Istanbul

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se numri i sirianëve që janë kthyer në atdheun e tyre nga Türkiye që nga 9 dhjetori i vitit të kaluar ka arritur në 200 mijë, raporton Anadolu.

Në një fjalim në një aktivitet për “Shekullin e Türkiyes” mbi menaxhimin e emigracionit të Türkiyes, presidenti Erdoğan tha se pavarësisht “vështirësive, pengesave dhe sabotimeve, Siria po rimëkëmbet ngadalë”.

“Derisa Siria po rimëkëmbet, numri i të kthyerve ka filluar të përshpejtohet”, tha Erdoğan.

Bashar al-Assad, i cili sundoi Sirinë për pothuajse 25 vjet, u arratis në Rusi në muajin dhjetor, duke i dhënë fund sundimit prej dekadash të Partisë Baath që filloi në vitin 1963.

Një administratë kalimtare u formua në fund të muajit janar, duke shpërbërë kushtetutën e vjetër të vendit, shërbimet e sigurisë, fraksionet e armatosura, parlamentarin dhe Partinë Baath.

Presidenti turk në fjalën e tij theksoi se sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM, aktualisht në të gjithë botën ka mbi 281 milionë emigrantë. Ai gjithashtu tha se numri i punëtorëve emigrantë është mbi 165 milionë.

Duke theksuar se numri i refugjatëve ka arritur në 120 milionë gjatë tre ose katër viteve të fundit për shkak të efekteve të luftërave, Erdoğan tha se, “Përsëri, të dhënat tregojnë se të paktën 20 njerëz detyrohen të emigrojnë çdo minutë për shkak të konfliktit, shtypjes ose terrorizmit”.

Ai po ashtu tha se 3,6 për qind e popullsisë globale aktualisht jeton si emigrantë. Ai theksoi se këto norma rriten në mënyrë eksponenciale kur luftërat zgjasin, krizat nuk zgjidhen dhe efektet e ndryshimeve klimatike thellohen.

“Edhe pse është kryesisht politika e fuqive perëndimore që i detyron njerëzit të migrojnë, asnjë prej tyre nuk shihni kur bëhet fjalë për ndarjen e barrës”, tha presidenti turk, duke theksuar se 75 nga 100 refugjatë në botë nuk strehohen nga vendet e pasura, por nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Gjatë luftës civile 13-vjeçare në Siri, Türkiye strehoi rreth 4 milionë sirianë, numër më i lartë i refugjatëve të strehuar se çdo vend tjetër në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.