Turqia

Erdoğan: Agresioni Izraelit synon të lë në hije revolucionin në Siri dhe të shtypë shpresat e sirianëve

"Edhe nëse Izraeli po vepron në mënyrë oportuniste, herët a vonë do t'i duhet të tërhiqet nga tokat që pushton," tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan

Esra Tekin  | 23.12.2024 - Përdıtësım : 23.12.2024
Erdoğan: Agresioni Izraelit synon të lë në hije revolucionin në Siri dhe të shtypë shpresat e sirianëve Foto: Muhammed Selim Korkutata/AA

Istanbul

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se pas agresionit në rritje të Izraelit qëndron një përpjekje e dukshme për të lënë në hije revolucionin në Siri dhe për të shtypur shpresat e sirianëve, raporton Anadolu.

"Edhe nëse Izraeli po vepron në mënyrë oportuniste, herët a vonë do t'i duhet të tërhiqet nga tokat që pushton", tha Erdoğan në një fjalim drejtuar kombit pas mbledhjes së fundit të kabinetit këtë vit në kryeqytetin Ankara, duke folur për inkursionin e paligjshëm të Izraelit në Siri.

"Türkiye ka qëndruar në anën e duhur të historisë që nga fillimi i krizës siriane në vitin 2011", tha Erdoğan.

Ai shtoi se revolucioni sirian ka rikthyer fokusin botëror tek Siria, duke shtuar se si "fqinj dhe vëlla", Türkiye është në pozitë më të përshtatshme për të kuptuar fazën e re.

Duke theksuar mbështetjen e palëkundur të Türkiyes për mbrojtjen e integritetit territorial dhe strukturës unitare të Sirisë, Erdoğan tha: “Ne kurrë nuk do të tërhiqemi nga kjo”.

Ankaraja do t'i ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme popullit sirian për t'i "bërë të përhershme arritjet e tyre" pasi ata triumfuan mbi "regjimin shtypës", tha Erdoğan.

"Nuk ka vend në Siri për asnjë grup terrorist, duke përfshirë DEASH-in dhe PKK-në", paralajmëroi presidenti turk, duke shtuar se PKK-ja terroriste dhe degët e saj o do shpërbëhen, o do të eliminohen.

Erdoğan tha se Ankaraja është e vendosur të vazhdojë operacionet e saj kundër terrorizmit në Siri me " precizitet kirurgjik, duke u siguruar që civilët të mos kenë asnjë dëm".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın