Sibel Uğurlu
09 Dhjetor 2019•Përditësim: 09 Dhjetor 2019
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për rritjen e investimeve në Afganistan gjatë “kohëve të ndjeshme” në të cilat vendi po kalon, raporton Anadolu Agency (AA).
Komentet e presidentit Erdoğan erdhën në konferencën e 8-të ministrore të procesit të “Zemrës së Azisë – Procesi i Stambollit”, të mbajtur në Pallatin Dolmabahçe nën temën “Paqja, Partneriteti, Prosperiteti”.
“Afganistani ka kaluar një periudhë të ndjeshme. Si komunitet ndërkombëtar, ne kemi nevojë për të rritur investimet që kemi bërë për Afganistanin për 18 vitet e fundit”, tha Erdoğan, duke theksuar “bashkëpunimin rajonal” për të zgjidhur problemet që rajoni i Azisë Jugore është përballur.
Erdoğan tha se përderisa komuniteti ndërkombëtar ishte i përkushtuar për premtimet e tij ndaj Afganistanit, po ashtu është me rëndësi që qeveria afgane t’i përmbush detyrimet e saj.
“Ne i mirëpresim hapat pozitive të ndërmarra nga qeveria afgane në zbatimin e Kornizës së Përgjegjshmërisë së Ndërsjelltë, të miratuar në Gjenevë vitin e kaluar”, tha Erdoğan.
Ai shtoi se Turqia do të bëjë çmos për të çrrënjosur grupin terrorist DEASH në Afganistan.
"Zemra e Azisë - Procesi i Stambollit", iniciativa rajonale e Afganistanit dhe Turqisë, e nisur në vitin 2011, ka dy kryesime me Afganistan si kryesor të përhershëm, si dhe një bashkë-kryetar nga vendet anëtare që ndryshohet çdo vit.
“Procesi synon të promovojë bashkëpunimin rajonal të sigurisë, bashkëpunimin ekonomik dhe politik të përqendruar në Afganistan përmes dialogut dhe masave të ndërtimit të besimit”, thuhet në faqen e internetit të organizatës.