Sinan Uslu
08 shkurt 2018•Përditësim: 08 shkurt 2018
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet presidenciale, Erdoğan dhe Ruhani në bisedë kanë shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit lidhur me çështjen e Sirisë.
Në bisedë gjithashtu u konfirmua që samiti i dytë i liderëve si ai i Soçit, që u zhvillua mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit, të zhvillohet në Stamboll.
Erdoğan dhe Ruhani, theksuan se është i gëzueshëm fakti për rritjen e bashkëpunimit në çështjet si lufta kundër terrorizmit dhe siguria mes Turqisë dhe Iranit.
Në bisedën telefonike mes presidentit të Turqisë Erdoğan dhe homologut iranian Ruhani, gjithashtu është cilësuar si zhvillim pozitiv progresi i arritur me mbështetjen e Turqisë dhe Iranit në Kongresin e Soçit të iniciuar nga Rusia.
Ndërkohë, është bërë e ditur se data për takimin trepalësh në nivel të liderëve që do të mbahet në Stamboll, që gjithashtu ishte temë e bisedës së presidentit Erdoğan me homologun e tij rus, Vladimir Putin, do të përcaktohet në javët e ardhshme.