Hülya Çorakçı Ertan
05 Janar 2018•Përditësim: 05 Janar 2018
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në prag të vizitës së tij zyrtare në Francë, sot në Stamboll deklaroi se ai do të diskutojë me presidentin francez Emmanuel Macron mbi bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, industrisë së mbrojtjes dhe luftës kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Bashkëpunimi midis Turqisë dhe Francës është jetik për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar", tha Erdoğan.
Në fjalimin e tij para mediave, Erdoğan mohoi pretendimet për ndryshime në kabinetin e Qeverisë Turke.