Turqia

Erdoğan falënderon Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera për solidarizimin pas tërmetit

“Falënderoj të gjitha vendet mike që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar”, shkroi Erdoğan në Twitter

Zafer Fatih Beyaz  | 31.10.2020 - Përdıtësım : 01.11.2020
Erdoğan falënderon Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera për solidarizimin pas tërmetit

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka falënderuar “të gjitha vendet mike” që shprehën ngushëllime dhe gatishmëri për të ndihmuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Falënderoj të gjitha vendet mike që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar”, shkroi Erdoğan në Twitter.

“Ne si Republikë e Turqisë, me të gjitha institucionet tona, jemi në terren pranë qytetarëve tanë. Situatën e kemi nën kontroll”, shtoi ai.

Së bashku me deklaratën e tij, presidenti turk ka shpërndarë një fotografi me flamujt e shteteve të cilëve iu falënderua, përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın