Erdoğan: Izraeli nuk duhet të lejohet të shkelë armëpushimin e Gazës
“Izraeli, veçanërisht Netanyahu, ka një histori të konsiderueshme të shkeljeve të armëpushimit. Kjo nuk duhet të lejohet këtë herë”, tha presidenti Erdoğan
Istanbul/Ankara
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar historinë e shkeljeve të armëpushimit nga Izraeli, duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të parandalojë shkelje të mëtejshme në mes të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës midis Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu.
“Izraeli, veçanërisht Netanyahu, ka një histori të konsiderueshme të shkeljeve të armëpushimit. Kjo nuk duhet të lejohet këtë herë”, tha presidenti Erdoğan në kongresin provincial të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), të mbajtur në Adana në Türkiyen jugore.
Presidenti Erdoğan dënoi ofensivën 467 ditore të Izraelit në Gaza, e cila ka shkaktuar të paktën 47 mijë viktima palestineze.
“Pavarësisht 467 ditëve të gjenocidit dhe masakrave, Izraeli nuk ka arritur të thyejë vullnetin e rezistencës së vëllezërve dhe motrave tona në Gaza”, theksoi Erdoğan.
Presidenti turk riafirmoi angazhimin e Türkiyes për t’i mbajtur përgjegjës autorët e krimeve të luftës në Palestinë.
"Përpjekjet tona për t'i mbajtur përgjegjësit e luftës dhe krimeve kundër njerëzimit një nga një do të vazhdojnë të intensifikohen”, tha ai.
Erdoğan gjithashtu theksoi se Türkiye do të mobilizohet me të gjitha mjetet për të shëruar plagët e Gazës gjatë periudhës së armëpushimit.
Të mërkurën, Katari njoftoi një marrëveshje armëpushimi prej tre fazash midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas për t’i dhënë fundit fund më shumë se 15 muajve të sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, me armëpushimin që do të hyjë në fuqi të dielën në orën 06:30 (GMT).
Lidhur me Sirinë, presidenti turk dhe “projekti i Izraelit për të ndarë Sirinë në tre pjesë, duke e kthyer atë në copa që janë të lehta për t’u gëlltitur, ka dështuar”.
Ai theksoi mbështetjen e Türkiyes për kthimin vullnetar të refugjatëve, ndërsa kundërshtoi çdo riatdhesim të detyruar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.