Erdoğan: Nëse BE-ja dëshiron të parandalojë humbjen e forcës, këtë mund ta arrijë me anëtarësimin e Türkiyes
“Nëse BE-ja dëshiron të parandalojë ose madje të ndryshojë kursin e humbjes së saj të forcës dhe ndikimit, ajo mund ta arrijë këtë vetëm përmes anëtarësimit të plotë të Türkiyes”, tha presidenti turk

Istanbul
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se nëse Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të parandalojë ose humbjen e forcës dhe ndikimit të tij, ai mund ta arrijë këtë vetëm përmes anëtarësimit të plotë të Türkiyes, raporton Anadolu.
Erdoğan mirëpriti në një takim në Ankara kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, ndërsa më pas, dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për media.
“Nëse BE-ja dëshiron të parandalojë ose madje të ndryshojë kursin e humbjes së saj të forcës dhe ndikimit, ajo mund ta arrijë këtë vetëm përmes anëtarësimit të plotë të Türkiyes”, tha presidenti turk.
Në fjalën e tij, Erdoğan përshëndeti pranimin e fundit nga Ukraina të armëpushimit në konfliktin e saj me Rusinë, gjatë negociatave me SHBA-në, duke shprehur shpresën se Moska do t'i përgjigjet “në mënyrë konstruktive” kësaj nisme.
“Qëndrimi i Ankarasë për luftën Rusi-Ukrainë është i qartë që në fillim, tha presidenti Erdoğan, duke shprehur dëshirën që të dyja vendet t'i japin fund luftës me paqe të drejtë”.
Erdoğan theksoi gjithashtu gatishmërinë e Türkiyes për të dhënë çdo mbështetje, duke përfshirë mikpritjen e bisedimeve, “nëse zhvillimet e fundit sjellin Rusinë dhe Ukrainën përsëri në tryezën e negociatave”.
Ai theksoi se rajoni është ngopur nga luftërat dhe konfliktet, duke shprehur dëshirën për paqe dhe vendosmërinë e Türkiyes për të punuar drejt këtij qëllimi.
Lidhur me marrëdhëniet Türkiye-Poloni, Erdoğan nënvizoi se dy vendet janë aleatë kyç të pozicionuar në krahun lindor dhe atë jugor të NATO-s, duke komanduar dy ushtritë më të mëdha tokësore të aleancës në Evropë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.