Turqia

Erdoğan: Türkiye qëndron përkrah Sirisë kundër përpjekjeve për të penguar paqen dhe stabilitetin

“Kushdo që përpiqet të pengojë Sirinë të arrijë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm, e them hapur këtë, do të na gjejë duke qëndruar kundër tyre përkrah qeverisë siriane”, tha presidenti turk

Seda Sevencan, Efe Özkan  | 15.04.2025 - Përdıtësım : 16.04.2025
Erdoğan: Türkiye qëndron përkrah Sirisë kundër përpjekjeve për të penguar paqen dhe stabilitetin

Istanbul

Türkiye do të kundërshtojë çdo përpjekje për të parandaluar Sirinë të arrijë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm, paralajmëroi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, duke përsëritur mbështetjen për qeverinë siriane, raporton Anadolu.

“Kushdo që përpiqet të pengojë Sirinë të arrijë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm, e them hapur këtë, do të na gjejë duke qëndruar kundër tyre përkrah qeverisë siriane”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

“Ashtu siç nuk lejuam që Siria të ndahet përmes një korridori terrori, njashtu nuk do të lejojmë që ky vend të ndahet as nëpërmjet korridoreve të tjera”, paralajmëroi Erdoğan.

Nuk ka asnjë mundësi për t’u kthyer në periudhën para 8 dhjetorit në Siri; me revolucionin ka filluar një epokë e re në vend. Në vend që të testojnë kufijtë e durimit tonë në Siri, disa aktorë duhet të vlerësojnë miqësinë e Türkiyes, të veprojnë si shtet, e jo si organizatë”, theksoi ai.

Presidenti turk po ashtu riafirmoi se Türkiye do të vazhdojë t’i japë përparësi drejtësisë, paqes dhe diplomacisë “në një kohë kur tensionet po përshkallëzohen dhe kriza të reja po shfaqen vazhdimisht”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın