Hatice Şenses Kurukız
28 Shkurt 2016•Përditësim: 29 Shkurt 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se Nigeria ruan një rol qendror për Turqinë në politikën e Afrikës dhe se është një vend që e pranojnë si partner strategjik tha se: "Vëllimi total i tregtisë mes dy vendeve në vitin 2014 ka tejkaluar 2.5 miliardë dollarë. Pavarësisht se për vitin 2015 ka patur sadopak tkurrje në vëllimin tregtarë ne presim që marrëdhëniet tona tregtare dhe ekonomike të zhvillohen", raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan në aeroportin “Atatürk” të Stambollit u shpreh se deri më 3 mars ai do të realizojë vizitat e turneut në vendet e Afrikës Perëndimore ku përfshihen Bregu i Fildishtë, Gana, Nigeria dhe Guinea.
Ai duke vënë në dukje se gjatë këtyre vizitave do të jetë i shoqëruar nga një delegacion i gjerë duke përfshirë ministra, deputetë, biznesmenë dhe anëtarët e medias, u shprehur se ky udhëtim pas vizitave në Afrikën Lindore do të jetë një hap për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kontinentin Afrikan.
"Ky është një proces që ka nisur që në vitin 2005. Turqia e cila më parë kishte 12 ambasada në Afrikë, tani ajo ka deri në 39 ambasada dhe gjithashtu punimet tona vazhdojnë për të rritur edhe më shumë numrin e tyre" ka deklaruar ndër të tjera presidenti Erdoğan.
Gjithashtu presidenti i Turqisë ka vënë në dukje se vizita e parë do të jetën në Bregun e Fildishtë dhe se kjo vizitë e cila është e para në nivel presidencial do të vazhdojë ditën e sotme dhe deri nesër.