Kaan Bozdoğan
15 Maj 2020•Përditësim: 16 Maj 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Irakut, Mustafa Al-Kadhimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan ka përgëzuar Kadhimi-n, duke i uruar atij sukses në detyrën e re.
Presidenti turk ka shprehur mbështetjen ndaj Irakut në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë trajtuar edhe çështjet dypalëshe dhe rajonale.