Faruk Zorlu
07 Korrik 2021•Përditësim: 07 Korrik 2021
Forcat turke neutralizuan të paktën 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u "neutralizuan" në kuadër të operacionit Pence-Simsek, kurse forcat turke vazhdojnë të neutralizojnë terroristët e PKK-së në pozicionet e tyre ndërkufitare, tha ministria në Twitter.
Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Turqia nisi operacionet "Pençe-Şimşek" dhe "Pençe-Yıldırım" më 23 prill në rajonin Metina dhe Avasin-Basyan në veri të Irakut pranë kufijve të saj.
Organizata terroriste PKK shpesh fshihet në veri të Irakut, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të kryer sulme terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.