Barış Gündoğan
29 Mars 2019•Përditësim: 02 Prill 2019
Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë kryer operacione ajrore në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se operacionet janë kryer në zonën Zap, Avasin dhe Hakurk. Cak i sulmit ishin strehimoret dhe depot e armëve të terroristëve të PKK-së, të cilat u shkatërruan.
PKK është një organizatë separatiste e cila ndodhet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).