Hikmet Faruk Başer
20 Tetor 2018•Përditësim: 21 Tetor 2018
STAMBOLL (AA) - Mjeshtri turk i fotografisë, Ara Güler, i cili ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare në spitalin Florance Nightingale është përcjellë me një ceremoni mortore për në banesën e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fillimisht për Güler u mbajt një ceremoni në sheshin Galatasaray në Stamboll, ndërsa më pas arkivoli i Güler i mbështjellë me flamurin turk nën shoqërimin e duartrokitjeve është dërguar në kishën armene “Üç Horan Beyoğlu”.
Pjesë e ceemonisë mortore ishte edhe zv.presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Ersoy, deputetë dhe zyrtarë të tjerë.
Meshën në kishën "Üç Horan Beyoğlu" e drejtoi Zëvendës Patriarku i Patriarkanës armene të Turqisë, Aram Ateşyan. Gjithashtu në ceremoni është lexuar edhe mesazhi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e ndarjes nga jeta të Ara Güler.
Pas ceremonisë trupi i Ara Güler është varrosur në varrezat armene në rajonin Şişli të Stambollit.
Fotografi legjendar turk, Ara Güler, ndërroi jetë disa ditë më parë. I quajtur "Syri i Stambollit", Güler fitoi famë me portretet e tij bardhezi të qytetit.