Niğmet Koşarhan
01 maj 2016•Përditësim: 02 maj 2016
ANKARA (AA) - Sipas burimeve ushtarake turke thuhet se pasi është vlerësuar një e dhënë e marrë nga një element vrojtues forcat e koalicionit ndëkrombëtar kanë asgjësuar një godinë e cila përdorej për prodhimin e lëndëve plasëse nga DAESH-i, raporton Anadolu Agency (AA).
Godina ku përgatiteshin edhe automjete me lëndë plasëse nga DAESH-i ndodhej në fshatin Dabık të qytezës Ahtarin të Azez-it, qytet ky që ndodhet në veri të Halepit.
Sipas burimeve ushtarake thuhet se godina është shembur me sulmin e dytë të avionit pa pilot tip MQ-1. Ndërkohë thuhet se shpërthimi i lëndës dhe mjeteve të ndodhura në godinë kanë çuar në shembjen e saj.
Sipas pamjeve shihet se godina është shembur plotësisht, ndërsa 2 terroristë të cilët ndodheshin jashtë saj kanë mbetur të vdekur. Ndërkohë që thuhet se në godinë kishte një numër të madh terroristët, ende nuk dihet se sa është numri i saktë i të vrarëve në këtë sulm.