Turqia

I pasionuar pas pikturës, 11-vjeçari me autizëm shfaq ndjenjat e tij në pëlhurë

Ege Bolat, i cili mori mësime në lëvizje, sport të përgjithshëm dhe not, po ashtu me mbështetjen e mësuesve të tij u njoh edhe me pikturën

Zehra Ongan  | 20.04.2025 - Përdıtësım : 21.04.2025
I pasionuar pas pikturës, 11-vjeçari me autizëm shfaq ndjenjat e tij në pëlhurë Foto: Zehra Ongan/AA

Eskişehir

Ege Bolat, një fëmijë autik 11-vjeçar që po arsimohet në Institutin e Kërkimit të Aftësisë së Kufizuar në Universitetin Anadolu në Eskişehir, shpreh ndjenjat e tij përmes pikturave.

I lindur në Ankara në vitin 2014 si fëmija i parë dhe i vetëm i Yasemin dhe Tolga Bolat, ai u diagnostikua me autizëm kur ishte 3-vjeç. Më pas, familja e tij u zhvendos në Eskişehir në vitin 2017, në mënyrë që djali i tyre të mund të edukohet dhe arsimohet në Institutin e Kërkimeve për Personat me Aftësi të Kufizuar të Universitetit Anadolu.

Ege, i cili mori mësime në lëvizje, sport të përgjithshëm dhe not, po ashtu me mbështetjen e mësuesve të tij në institut u njoh edhe me pikturën.

Piktori i ri Ege i cili fillimisht filloi të pikturojë për të përmirësuar koordinimin e syrit dhe dorës, me kalimin e kohës piktura për të u kthye në pasion. Gjatë kohës kur kishte vështirësi të shprehej, ai mori mbështetje nga Sevdiye Cerrahoğlu, mësuesja e artit në institut.

Duke vizatuar portrete personale, si dhe portrete të miqve, mësuesve dhe anëtarëve të familjes së tij, nën drejtimin e Cerrahoğlu, Ege hapi ekspozitën e tij të parë personale në janar 2025.

Nëna Yasemin Bolat tha se edukimi në institut pati një ndikim pozitiv në zhvillimin e djalit të saj.

"Pikturimi u bë një lloj terapie për të"

Nëna Yasemin Bolat, u shpreh se Ege pasqyron gjendjen emocionale të tij në pëlhurë. "Pikturimi u bë një lloj terapie për të, e ndihmon atë të relaksohet. Nuk e kisha menduar kurrë që Ege do të arrinte një pikë kaq të mirë para arsimimit. Ne përparuam ngadalë, por më vonë ai fitoi aftësi të pabesueshme. Kjo ishte një ëndërr për ne. Jam shumë e lumtur që u njoftuam me mësuesit këtu", tha ai.

Mësuesja e artit, Sevdiye Cerrahoğlu, gjithashtu deklaroi se Ege e lehtëson gjendjen e tij shpirtërore përmes pikturës dhe se ai është veçanërisht i interesuar për piktorët e njohur si Van Gogh dhe Pablo Picasso.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın