Jeta shumëngjyrëshe e akuariumeve tërheq vizitorët
Fotoreporteri i Anadolus ka filmuar një akuarium në kryeqytetin Ankara, ku mund të shihen shumë lloje të peshqve të ujërave të ëmbla

Shkup
Jeta shumëngjyrëshe e akuariumeve tërheq vëmendjen e vizitorëve, raporton Anadolu.
Fotoreporteri i Anadolus ka filmuar një akuarium në kryeqytetin Ankara, ku mund të shihen shumë lloje të peshqve të ujërave të ëmbla.
Llojet e ndryshme të peshqve të ujërave të ëmbla janë të domosdoshëm në akuariume. Ato ofrojnë festë vizuale me strukturat e tyre të fijeve, ndërveprim me dritën, strategji kamuflimi dhe jetë shumëngjyrëshe.
Peshqit e akuariumit, luspat e të cilëve shkëlqejnë nën ujë dhe harmonizohen me dritën, ofrojnë mundësinë për të vëzhguar ekosistemin nënujor.
Në mesin e peshqve shumëllojësh u filmuan edhe peshku engjëll, neon tetra, discus, peshku "japonez" e shumë të tjerë.