Turqia

Këshilli Suprem i Zgjedhjeve: Presidenti Erdoğan kryeson zgjedhjet me 53,41 për qind të votave

Duke folur për gazetarët në kryeqytetin Ankara, Yener tha se deri më tani në mbarë vendin janë numëruar 75,42 për qind të votave. Ai theksoi se Erdoğan kryeson garën presidenciale me 53,41 për qind, ndërsa Kılıçdaroğlu ka 46,59 për qind të votave

Beyza Binnur Dönmez  | 28.05.2023 - Përdıtësım : 29.05.2023
Këshilli Suprem i Zgjedhjeve: Presidenti Erdoğan kryeson zgjedhjet me 53,41 për qind të votave

Ankara

Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK), Ahmet Yener, ka bërë të ditur se presidenti Recep Tayyip Erdoğan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve me 53,41 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, ka 46,59 për qind të votave, raporton Anadolu.

Duke folur për gazetarët në kryeqytetin Ankara, Yener tha se deri më tani në mbarë vendin janë numëruar 75,42 për qind të votave. Ai theksoi se Erdoğan kryeson garën presidenciale me 53,41 për qind, ndërsa Kılıçdaroğlu ka 46,59 për qind të votave.

Mbi 64,1 milionë qytetarë turq patën mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, përfshirë mbi 1,92 milion qytetarë të cilët hodhën votën e tyre në qendrat e votimit jashtë vendit.

Gjithsej 191.885 kuti votimi u vendosën në qendrat e votimit në mbarë Türkiyen.

Më 14 maj, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave në raundin e parë, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın