Sarp Özer
11 Dhjetor 2017•Përditësim: 11 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladiir Putin, mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Presidenti i Turqisë Erdoğan: Bashkëpunimi Turqi-Rusi po rritet çdo ditë e më shumë. Kemi një mjedis harmonik të punës në nivelin politik.
Vëllimi i tregtisë dypalëshe me Rusinë rritje prej 30 për qind
Erdoğan: Vëllimi i tregtisë dypalëshe me Rusinë ka shënuar rritje prej 30 për qind në 10 muajt e parë të vitit 2017.
"Së shpejti takim i dytë në Soçi"
Erdoğan, në konferencë të përbashkët për media paralajmëroi se së shpejti do të mbahet takim i dytë në Soçi të Rusisë.
Erdoğan: Izraeli përdor zhvillimet e fundit si mundësi për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve
Presidenti i Truqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Izraeli është duke i konsideruar zhvillimet e fundit si një mundësi për ta rritur trysninë dhe dhunën ndaj palestinezëve.
"Kemi qasje të ngjashme lidhur me Kudsin"
"Izraeli po e konsideron procesin e fundit si një mundësi për ta rritur edhe më shumë trysninë dhe dhunën ndaj palestinezëve. Nuk është e mundur që asnjë person me ndërgjegje, moral, parim dhe vlera t'i shpërfill këto vrasje", tha Erdoğan në konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me homologun rus Vladimir Putin në Ankara.
Erdoğan: Kemi vërejtur se kemi qasje të ngjashme me Putinin lidhur me Kudsin. Kemi rënë dakord të vazhdojmë kontaktet tona në këtë drejtim.
"Takim për finalizimin e blerjes së sistemit S-400"
Erdoğan: Brenda javës do të mbahet takim për finalizimin e blerjes së sistemit të mbrojtjes ajrore S-400.
"Statusi i Kudsit të diskutohet me kontakte të drejtpërdrejta"
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin: Statusi i Kudsit duhet të diskutohet me kontakte të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Palestinës.