Seda Sevencan
19 Gusht 2021•Përditësim: 19 Gusht 2021
Ministri i Punëve të Jashtme, Toshimitsu Motegi, sot do të qëndrojë për vizitë në Turqi në kuadër të turneut të tij rajonal, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryediplomati japonez do të pritet në takim nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe nga homologu i tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se gjatë vizitës së tij 3-ditore, Motegi do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe sfidat aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.