İlhan Toprak
28 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
DOHA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, po zhvillon një vizitë në Katar, ku është nënshkruar marrëveshja e parë mes dy vendeve në fushën ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoğlu ka realizuar një takim me Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të Katarit, Shejh Abdullah Nasır bin Halife Al Sani. Pas takimit kokë më kokë i mbyllur për mediat që ka zgjatur afërsisht 45 minuta Davutoğlu dhe Shejh Abdullah më pas kanë kryesuar takimet mes delegacioneve.
Marrëveshja në fushën ushtarake mes dy vendeve u nënshkrua nga ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, İsmet Yılmaz dhe ministri i Shtetit për Çështjet e Mbrojtjes i Katarit në takimin e mbajtur mes delegacioneve të drejtuara nga Davutoğlu dhe Shejh Abdullah.