Turqia

Më shumë se 133 mijë objekte të ndërtuara nga TOKI i mbijetuan tërmetit pa pësuar dëme

Në rajonet e goditura nga tërmeti, Drejtoria turke për ndërtimin e banesave publike (TOKI) në 20 vitet e fundit ka ndërtuar 133.759 apartamente, ndërsa të gjitha këto objekte i mbijetuan tërmetit shkatërrues pa u dëmtuar

Yıldız Nevin Gündoğmuş  | 13.02.2023 - Përdıtësım : 14.02.2023
Më shumë se 133 mijë objekte të ndërtuara nga TOKI i mbijetuan tërmetit pa pësuar dëme Foto: Mehmet Kaman/AA

Ankara

Më shumë 133 mijë apartamente të ndërtuara nga Drejtoria qeveritare turke për ndërtimin e banesave publike (TOKI) në 10 provincat e goditura nga tërmeti katastrofal, i mbijetuan tërmetit pa asnjë dëm, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve që ka mbledhur gazetari i Anadolu, TOKI, i cili vepron nën Ministrinë e Urbanizmit, Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike, tashmë 20 vite realizon projektet për banesa sociale për qytetarët me të ardhura të ulta. Këto janë apartamente mjaftë cilësore, ndërkaq që nga viti 2002 TOKI ka ndërtuar 1.18 milion objekte të tilla.

Sa i përket 10 qyteteve të goditura nga tëmeti shkatërrues, TOKI deri më sot ka ndërtuar 5.545 objekte në Kahramanmaraş, 8.018 në Hatay, 3.323 në Osmaniye, 20.605 në Maltaya, 17.261 në Sanliurfa, 20.912 në Diyarbakir, 27.947 shtëpi në Gaziantep, 7.065 në Adiyaman, 21.154 në Adana dhe 1.929 në Kilis, gjithsej 133.759 apartamente.

Tek objektet në fjalë gjatë dy tërmeteve me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaraş, nuk janë evidentuar kurrfarë dëmtimesh.

Në objektet e ndërtuara nga TOKI së pari lëshohet raporti i studimit të terrenit. Në përputhje me të dhënat e raportit, përpilohen projekte studimi në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi, posaçërisht me Rregulloren për tërmete. Ndërtimi kryhet në përputhje me teknikën e ndërtimit që nxjerr projekti.

TOKI në objektet e saj minimizon lëkundjet dhe më këtë edhe dëmet që shkaktohen në ndërtesë, me metodën që përdorë në ndërtesa, duke vendosur "themele lundruese", "sistem mbështetës të kallëpeve të tunelit" dhe "beton me rezistencë të lartë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın