Turqia

Maratona e Istanbulit bashkon Evropën dhe Azinë për herë të 46-të

Ideja e vrapimit nga Azia në Evropë, e cila për herë të parë u ngrit nga Gazeta Tercüman pas ndërtimit të urës së Bosforit në vitin 1973, u zhvillua më 1 prill të vitit 1979, me iniciativën e një grupi turistësh gjermanë

Can Öcal  | 03.11.2024 - Përdıtësım : 04.11.2024
Maratona e Istanbulit bashkon Evropën dhe Azinë për herë të 46-të Foto: Cemal Yurttaş/AA

Istanbul

Edicioni i 46-të i Maratonës së Istanbulit, maratonës së vetme ndërkontinentale në botë që kalon Bosforin nga Azia në Evropë, po mbahet sot, raporton Anadolu.

Duke filluar nga kalimi i urës së dëshmorëve të 15 korrikut, vrapuesit gjatë 42 kilometrave kalojnë nëpër disa monumente historike, duke përfshirë Pallatin Dolmabahçe, Urën e Gallatës, Xhaminë e Re, Pazarin e Erëzave, stacionin e trenit Sirkeci, Pallatin Topkapı dhe Parkun Gülhane.

Gara përfundon në sheshin Sultanahmet pas më shumë se dy orësh vrapimi.

Numri i pjesëmarrësve femra ka kaluar 14 mijë duke thyer një rekord, ndërkohë në maratonë pritet të marrin pjesë rreth 40 mijë garues.

Historia e Maratonës së Istanbulit

Ideja e vrapimit nga Azia në Evropë, e cila për herë të parë u ngrit nga Gazeta Tercüman pas ndërtimit të urës së Bosforit në vitin 1973, u zhvillua më 1 prill të vitit 1979, me iniciativën e një grupi turistësh gjermanë.

Vrapuesit gjermanë, belgë, holandezë dhe turq garuan në garën e parë që u organizua nga Federata e Atletikës në kuadër të “Maratonës Ndërkombëtare Azi-Evropë”.

Ata që panë vrapuesit në urë atë ditë menduan se ishte një shaka e mirë e 1 prillit.

Organizata u transferua në Bashkinë Metropolitane të Istanbulit në vitin 1982 dhe filloi të konkurrojë nën “Maratonën Ndërkontinentale Euro-Azi”.

Në vitin 2012, për herë të parë maratona u pranua në kategorinë e artë nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës Amtore (IAAF) dhe një vit më vonë mori emrin “Maratona e Istanbulit”.

Organizimi i këtij viti ka edhe një “Etiketë të Artë” për një garë rrugore, etiketë e nivelit të dytë që jepet nga IAAF-ja për njohje dhe që tregon se gara plotëson disa kritere.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.