Turqia

Me dashurinë për leximin, 88-vjeçari është shembull për të gjithë familjen

Kasım Güneș, i cili jeton në qytetin turk Mardin ka 7 fëmijë dhe 60 nipa e mbesa, ndërkohë pjesën më të madhe të kohës e kalon duke lexuar pavarësisht moshës së tij

Halil İbrahim Sincar  | 12.04.2025 - Përdıtësım : 12.04.2025
Me dashurinë për leximin, 88-vjeçari është shembull për të gjithë familjen Foto: Halil İbrahim Sinca/AA

Mardin

Kasım Güneș, 88-vjeç i cili jeton në qytetin Mardin të Türkiyes, jep shembull për fëmijët dhe nipat e tij me dashurinë që ka për leximin, raporton Anadolu.

Güneş, i cili për vite me radhë merrej me bujqësi dhe blegtori në Artuklu të Mardinit, ai mësoi shkrim dhe leximin nga familjarët e tij pasi nuk kishte kushte për shkollim.

Përveç turqishtes dhe kurdishtes, ai flet edhe arabishten dhe ka 7 fëmijë dhe 60 nipa e mbesa.

Gjyshit Kasım në rininë e tij i filloi dëshira për të lexuar libra dhe nuk ka lënë leximin që nga ato vite, ndërkohë pjesën më të madhe të kohës e kalon duke lexuar pavarësisht moshës së tij.

Ai jeton në shtëpinë e djalit të tij dhe ditën e kalon duke lexuar libra me fëmijët dhe nipat e tij.

"Dua që të gjithë të lexojnë libra"

Kasım Güneş për Anadolu tha se ka mësuar të lexojë arabisht dhe kurdisht nga babai dhe xhaxhai i tij kur ishte 6-vjeç, kurse turqisht para se të shkonte në ushtri.

"Më pëlqen të lexoj. Më pëlqen të kaloj kohën time duke lexuar libra. Leximi i librave është i mirë. Kam 70 vjet që lexoj libra. Unë dua që të gjithë të lexojnë libra", theksoi Güneş.

"Na pëlqen të lexojmë libra së bashku katër breza"

Djali i tij, Şeyhmus Güneş, deklaroi se dashuria e babait të tij për të lexuar libra është shembull për të gjithë.

"Ai lexon libra në tri gjuhë, turqisht, arabisht dhe kurdisht. Zgjohet për namazin e sabahut dhe lexon Kur'an. Pastaj fle pak. Kur zgjohet, fillon përsëri të lexojë. Ai lexon libra gjatë gjithë ditës dhe është shumë i interesuar për historinë islame. Ai pothuajse e ka mësuar përmendësh historinë islame. Pasioni i babait tim për të lexuar libra na jep shembull neve", tha djali i të moshuarit duke shtuar se:

"Falë librave që bleu, unë mësova historinë e Islamit. E ndjekin edhe nipat dhe fëmijët. Babai im, unë, djali im dhe nipi im, katër breza, na pëlqen të lexojmë libra së bashku. Ne kemi orë për leximin e librave. Ne lexojmë libra me fëmijët për të paktën gjysmë ore çdo ditë. Ndonjëherë lexojmë me zë dhe dëgjojmë njëri-tjetrin. Ne analizojmë librat që lexojmë. Është shumë e dobishme".

"Dua të lexoj libra derisa të arrij moshën e gjyshit tim"

Muhsin Güneş, 10-vjeç, një nga nipat e Kasım Güneş, tha se gjyshit të tij i pëlqente të lexonte libra dhe se duke e marrë atë si shembull shpesh lexonin libra bashkë.

"Më pëlqen të lexoj libra. Kur shkojmë në udhëtime të gjata, marr një libër me vete dhe lexoj. Dua të lexoj libra derisa të arrij moshën e gjyshit. Gjyshi është shembull për mua", tha ai.

Edhe mbesa e tij, nxënësja e klasës së tretë, Elif Azra Güneş, theksoi se leximi i librave është një ndjenjë shumë e bukur dhe tha se gjyshi i saj ishte shembull për ta në leximin e librave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın