Meltem Bulur,Zuhal Demirci,Murat Karadağ
07 Qershor 2017•Përditësim: 08 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Xhevat Zarif, duke theksuar se rajoni ndodhet në një situatë shqetësuese, është shprehur: "Kemi nevojë të diskutojmë nga afër me Turqinë këto zhvillime", raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata e Zarif ka ardhur pak përpara akomodimit në Hotel Hilton në Ankara, në kuadër të vizitës në Turqi. Në deklaratën e tij për mediat, Zaarfi ka dënuar sulmet e ndodhura në vendin e tij dhe ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e atyre që kanë humbur jetën.
"Ky sulm do të forcojë edhe më shumë qëndrimin e popullit tonë kundër terrorit", ka thënë Zarif dhe më pas ka theksuar se forcat e sigurisë dhe populli iranian do të qëndrojnë gjithmonë përballë sulmeve terroriste.
Zarif ka thënë se nuk ka informacione për sulmin në Teheran për shkak të udhëtimit dhe më pas ka shtuar: "Në rajon po ndodhin gjëra që sjellin shqetësim për ne. Në lidhje me këto ngjarje kemi nevojë të diskutojmë nga afër me Turqinë".
Zarif ka thënë se ai do të takohet me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe më pas me homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu. Në këto takime ka thënë ai, do të diskutohen tema si Siria, çështje të ndryshme të rajonit dhe botës.