Ministri i Jashtëm turk dhe homologu i tij amerikan diskutojnë Sirinë, Gazën dhe Ukrainën
Fidan dhe Rubio diskutuan po ashtu lidhjet dypalëshe dhe përpjekjet për të vendosur një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, thanë burime diplomatike

Ankara/Istanbul
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan bisedoi me homologun e tij amerikan Marco Rubio në telefon, duke diskutuar zhvillimet e fundit në Siri dhe situatën humanitare në Gaza, thanë burime diplomatike, transmeton Anadolu.
Fidan dhe Rubio diskutuan po ashtu lidhjet dypalëshe dhe përpjekjet për të vendosur një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, shtuan burimet.
Fidan dhe Rubio u takuan më 3 prill në kryeqytetin belg, Bruksel, në kuadër të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.