Mjegulla në Ngushticën e Bosforit ofron pamje mbresëlënëse
Urat që lidhin dy anët e Istanbulit marrin pamje veçanërisht mahnitëse kur ka mjegull

Ankara
Mjegulla e dendur ka mbuluar Ngushticën e Bosforit në Istanbul të Türkiyes gjatë orëve të natës, raporton Anadolu.
Mjegulla gjatë orëve të natës ofroi pamje mbresëlënëse në vijën e Bosforit dhe përreth tij.
Pamjet e bukura janë marrë me dron në zonat pranë urave Fatih Sultan Mehmet dhe Yavuz Sultan Selim mbi Ngushticën e Bosforit.
Istanbuli, metropoli që shtrihet në dy kontinente atë evropian dhe aziatik, është i ndarë nga Ngushtica e Bosforit ndërsa urat mbi të lidhin dy pjesët.
Urat që lidhin dy anët e Istanbulit marrin pamje veçanërisht mahnitëse kur ka mjegull.