Emin Avundukluoğlu
29 Nëntor 2017•Përditësim: 30 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Kreu i Komitetit të Harmonizimit të Parlamentit të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE), Mehmet Kasım Gülpınar, tha se Parlamenti Evropian duhet të zbatojë plotësisht vendimin e tij për ndalesën e grupeve terroriste nga mjediset e saj, përfshirë PKK-në terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne do të jetojmë për të parë se kush e mbulon këtë ndalesë, si zbatohet dhe sa efektive do të jetë”, tha Gülpınar për AA, deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) për provincën juglindore Şalıurfa.
Parlamenti Evropian (PE) ka lëshuar një listë të përditësuar të personave dhe grupeve të ndaluara nga mjediset e saj, përfshirë grupin terrorist të PKK-së.
Gülpınar duke e mirëpritur vendimin, theksoi se, “Në parim, ky është një vendim që duhet të ishte bërë më parë”. Ai shtoi se Turqia do të monitorojë zbatimin e ndalesës.
Fushata tre dekadashe shtesë e PKK-së, e listuar si një grup terrorist nga SHBA-të dhe BE-ja, ka vrarë rreth 40 mijë njerëz, duke përfshirë mbi 1.200 që nga korriku i vitit 2015.
Gjatë viteve të fundit, nëpërmjet degëve të saj në Evropë, PKK ka organizuar gjithashtu ngjarje që promovohen në PE, mbi kundërshtimet e Ankarasë.
Turqia dënoi vendosjen e fotove të kreut të dënuar të PKK-së terroriste, Abdullah Ocalan, në një ngjarje të vitit të kaluar në PE.
Mangësitë në listë
Gülpınar theksoi se nga vendimi do të përfitonte së bashku, Turqia dhe BE-ja, por “nëse zbatohet siç duhet”.
Në rast se jo, atëherë, paralajmëroi ai, “Sinqeriteti i PE-së do të kthehej sërish në pikëpyetje, edhe atë më shumë se më parë”.
Gülpınar kërkoi nga PE-ja të mbështesë në mënyrë të vendosur vendimin e saj.
“Megjithatë, disa nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të PKK-së nuk janë në listën e personave të ndaluar. Kjo ka ngjallur një pikëpyetje tek ne”, tha ai.