Gülşen Çağatay
08 Shkurt 2017•Përditësim: 09 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Energjisë Nukleare në Turqi, Koray Tuncer, ka deklaruar se projekti i centralit nuklear do të sjellë shumë përfitime për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim ai thotë se Turqia është e dyta në botë për nga industria e ndërtimit dhe se ndërtimi i centraleve të energjisë nukleare mund të shndërrohet në një dobi të madhe edhe për këtë sektor.
Duke vënë në dukje se ndërtimi i centralit të energjisë nukleare do të sjellë dobi të mëdha në veçanti, në fushën e industrisë së ndërtimit, Tuncer ka theksuar se "Me ndërtimin e centraleve të energjisë nukleare do të mundësohet punësimin e 12-14 mijë njerëzve. Nëse kompanitë turke do të përcjellin suksesin e tyre në ndërtim tek ndërtimi i centraleve të energjisë nukleare, do të kenë mundësi që krahas ndërtimit të centraleve Akkuyu dhe Sinop, të marrin pjesë në ndërtimin e shumë centraleve të kësaj natyre në botë. Krahas suksesit të tyre në fushat e tjera, kompanitë turke të ndërtimit do të kenë një derë të hapur edhe për ndërtimin e centraleve të energjisë nukleare në botë".
Tuncer i cili në të njëjtën kohë është edhe në krye të Komitetit të Organizimit të Samitit Ndërkombëtar mbi Centralet Nukleare, tha se në takimin që do të zhvillohet më 8-9 mars në Stamboll do të kenë mundësi të takohen të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në këtë sektor.