Çiğdem Alyanak
02 Maj 2019•Përditësim: 02 Maj 2019
ÇİĞDEM ALYANAK
Nesër do të bëhet hapja zyrtare e xhamisë "Çamlıca", xhamia më e madhe në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërtimi i xhamisë filloi para 6 vitesh e cila është projektuar si një kompleks ku mund të kryejnë adhurim përnjëherë 63 mijë persona.
Ceremonia e hapjes së xhamisë do të bëhet pas namazit të xhumasë me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Para ceremonisë së hapjes zyrtare ku do të marrin pjesë shumë të ftuar vendas dhe të huaj do të zhvillohen aktivitete të ndryshme ku deri në hapje do të lexohen edhe pjesë të ndryshme nga Kur'ani.
Xhamia ‘Çamlıca‘ e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij të kohëve të sotme moderne tashmë është bërë një nga simbolet e qytetit.
Gjithashtu xhamia më e madhe e Turqisë në të cilën në të njëjtën kohë mund të kryejnë adhurim 63 mijë persona, është e vendosur në një pozicion të atillë ku ajo mund të shikohet nga çdo pikë e Stambollit. Ajo ka 6 minare nga të cilat 4 prej tyre me gjatësi 107.1 metra ndërsa 2 nga 90 metra.
Përveç xhamisë në këtë kompleks do të bëjnë pjesë edhe muze, galeri artesh, librari, sallon konferencash, punëtori artesh dhe zonë parkimi.