Neutralizohen 17 terroristë në veri të Irakut dhe Sirisë
Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes njoftoi se 17 terroristë janë neutralizuar në veri të Irakut dhe Sirisë
![Neutralizohen 17 terroristë në veri të Irakut dhe Sirisë](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2024/07/15/thumbs_b_c_603ced80476ad2f673d7b9cd0e671161.jpg?v=141741)
Ankara
Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes njoftoi se 17 terroristë janë neutralizuar në veri të Irakut dhe Sirisë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se asnjë vend nuk është i sigurt për terroristët.
"Forcat tona të armatosura heroike turke neutralizuan 14 terroristë të PKK-së në rajonet Metina dhe Gara në veri të Irakut dhe 3 terroristë të PKK/YPG-së të identifikuar në rajonin e 'Burimit të Paqes' në veri të Sirisë", thuhet në deklaratë.