Zehra Aydın
10 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Të paktën 19 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në operacionet e forcave turke në rajonin Gara, në Irakun verior, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Zyra e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë janë komunikuar informacionet në lidhje me operacionet e fundit të forcave turke kundër terroristëve të PKK-së.
Më tej theksohet se avionët turq në sulmet ajrore në rajon Gara, në Irakun verior, kanë neutralizuar të paktën 19 terroristë të PKK-së, të cilët ishin të përgatitur për të kryer sulme në zonën kufitare.
Në sulmet ajrore janë shkatërruar strehimoret dhe depot e logjistikës të terroristëve të PKK-së.
Avionët turq pas operacionit të suksesshëm u kthyen në bazë.