Mehmet Tosun
04 Dhjetor 2018•Përditësim: 04 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë neutralizuar 5 terroristë në operacionet ajrore në rajonet Zap, Avashin-Basyan, Gara dhe Metina në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
TSK njofton se në operacionet ajrore të kryera dje dhe sot në rajonet Zap, Avashin-Basyan, Gara dhe Metina në veri të Irakut janë neutralizuar 5 terroristë separatistë që po përgatisnin sulme ndaj bazave turke.
Gjatë operacioneve janë shkatërruar strehimore dhe shpella që u përkisnin terroristëve.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.