Ali Murat Alhas
12 Qershor 2019•Përditësim: 12 Qershor 2019
Forcat turke të sigurisë neutralizuan dy terroristë të PKK-së në veri të Irakut si pjesë e operacionit të saj të tanishëm “Kthetra”, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deri më tani 45 terroristë janë neutralizuar në operacionin anti-PKK që filloi më 27 maj në rajonin Hakurk, tha ministria.
Sipas njoftimit, forcat turke të sigurisë sekuestruan dy pushkë AK-47 dhe një aparat fotografik me helmetë nga terroristët e neutralizuar.
Autoritetet shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklarata për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.