Turqia

Ngjarje e pazakontë në Türkiye, ariu i frikësuar futet brenda biznesit në qendrën e turizmit dimëror

Në regjistrimet e kamerave, ariu shihet duke lëvizur brenda ambientit, duke përmbysur tavolina dhe karrige

Ekip  | 28.03.2025 - Përdıtësım : 28.03.2025
Ngjarje e pazakontë në Türkiye, ariu i frikësuar futet brenda biznesit në qendrën e turizmit dimëror

Bursa

BURSA (AA) – Në Uludağ, një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit dimëror në Türkiye, një ari ka thyer xhamin e një biznesi dhe ka hyrë brenda, moment i cili është regjistruar nga kamerat e sigurisë, transmeton Anadolu.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Sarıalan gjatë orëve të mëngjesit. Pronari i biznesit, pasi mbërriti në vendngjarje, vuri re se xhamat ishin thyer dhe mobiliet ishin përmbysur. Pasi analizoi pamjet e kamerave të sigurisë, ai kuptoi se një ari ishte frikësuar nga një makinë që kalonte pranë dhe, në panik, kishte thyer xhamin dhe ishte futur brenda.

Në regjistrimet e kamerave, ariu shihet duke lëvizur brenda ambientit, duke përmbysur tavolina dhe karrige.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve në zonë, ndërsa autoritetet janë duke vlerësuar masat e nevojshme për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın