Aysu Biçer
12 Shtator 2019•Përditësim: 12 Shtator 2019
Numri i përgjithshëm i kafshëve bujqësore në Turqi ka shkuar mbi 68 milionë që nga qershori i këtij viti, njoftoi sot autoriteti statistikor i këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
TurkStat tha se është regjistruar një rritje prej 5.15 për qind në bazë vjetore.
Numri i kafshëve të gjedhit, përfshirë bagëtinë dhe buallet, arriti në 18.2 milionë frymë ndërsa numri i kafshëve si dhi dhe dele, arriti në rreth 49.8 milionë.
"Numri i deleve arriti në 38.4 milionë frymë. Numri i përgjithshëm i dhive arriti në 11.3 milion frymë", tha Instituti.
Të dhënat zyrtare gjithashtu treguan se ka rreth 270 mijë gomerë, kuaj, mushka, deve dhe derra në Turqi që nga qershori i këtij viti.