Turqia

Numri i turistëve në Stamboll gjatë 15 viteve, më i lartë se popullsia e Turqisë

Stambollin në 15 vitet e fundit e kanë vizituar 108.869.596 turistë të huaj

Halil İbrahim Başer  | 17.01.2017 - Përdıtësım : 17.01.2017
Numri i turistëve në Stamboll gjatë 15 viteve, më i lartë se popullsia e Turqisë

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Stambolli, qyteti i cili bashkon dy kontinente dhe ka qenë djep i shumë civilizimeve në historinë e tij, në 15 vitet e fundit ka pritur rreth 30 milionë turistë më shumë se sa popullsia e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë popullsia e këtij vendi e vlerësuar në bazë të numërimit në çdo adresë, është 78.741.053 banorë, ndërsa Stambollin në 15 vitet e fundit e kanë vizituar 108.869.596 turistë të huaj. 

Nga informacionet e marra nga aeroportet dhe portet e këtij qyteti mësohet se numri i vizitorëve në Stamboll është rritur 4 herë në 15 vitet e fundit. 

Numri i vizitorëve të ardhur në Stamboll ka treguar një rritje graduale që nga viti 2000. Si rrjedhojë numri i turistëve që kanë vizituar Stambollin në vitin 2002 ishte 2.699.131 persona, ndërsa në vitin 2013 kjo shifër është 10.474.867. Ndërkohë në vitin 2015 është thyer edhe rekordi për sa i përket numrit të turistëve që kanë vizituar Stambollin. Gjatë këtij viti 11.842.983 turistë të huaj kanë vizituar këtë qyte. Ndërsa vitin e kaluar kjo shifër ishte 9.203.987. 

Turistët preferojnë muajt e verës

Statistikat tregojnë që turistët preferojnë kohët e ngrohta për të vizituar Stambollin. Gjatë muajve të verës numri i turistëve është në rritje, ndërsa muajt e ftohtë vihet re një ulje e numrit të turistëve që vizitojnë Stambollin. Gjatë vitit të shkuar numri më i lartë i turistëve që vizituan Stambollin është regjistruar në muajin korrik me 924.686 persona, ndërsa numri më i ulët në muajin nëntor, ku këtë qytet e kanë vizituar 663.524 persona.

Nëse do të vlerësojmë mënyrën e ardhjes në këtë qytet të turistëve do të vëmë re që shumica e tyre vijnë përmes aeroportit Ataturk. Përmes këtij aeroporti vitin e kaluar kanë hyrë 7.240.761 persona, ndërsa përmes aeroportit Sabiha Gökçen kanë hyrë 1 milionë e 690 mijë persona. Ndërkohë nuk mungojnë dhe ato që vijnë përmes detit për të vizituar Stambollin. Gjatë vitit të kaluar 24.051 persona kanë hyrë përmes porteve në këtë qytet.

Një nga 10 turistët e ardhur, nga Gjermania

Nëse do ti hedhim një sy shtetësisë së vendeve nga vijnë turistët në Stamboll, në vendin e parë është Gjermania. Mësohet se 1 në çdo 10 turistë rezulton të jetë nga ky vend. Vitin e kaluar Stambollin e kanë vizituar 1.006.495 gjermanë. Ata i ndjekin iranianët me 645.176, ndërsa më pas vijnë shtetasit e Arabisë Saudite me 476.561. Ndërsa gjatë po të njëjtit vit 362.947 britanikë kanë vizituar Stambollin, ku pas tyre vijnë francezët me 319.273 dhe ata ndiqen nga amerikanët dhe rusët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın