Ramazan Ercan
19 Janar 2017•Përditësim: 19 Janar 2017
IZMIR (AA) – Ramazan Ercan – Gjatë tre viteve të fundit në ujërat e detit Egje dhe Mesdhe janë kapur më shumë se 143.000 migrantë ilegalë, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i migrantëve ilegalë të cilët kanë kapur ekipet e Rojës Bregdetare të Turqisë është më i madh se popullata e përgjithshme e katër qyteteve turke Kilis, Ardahan, Tunceli dhe Bayburt.
Gjatë tre viteve të fundit ekipet në terren kanë zbatuar aksione kundër migrantëve të cilët në mënyrë ilegale tentuan, përmes detit Egje dhe Mesdhe, të arrijnë në ishujt grekë.