Sertaç Bulur
25 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
ANKARA (AA) - Si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme nga pozitat në Siri të organizatës terroriste DAESH që nga 9 janari, në 5 mijë e 330 goditjet me mbështetje të ndryshme, Turqia neutralizoi 370 terroristë, ndërsa në 167 operacionet ajrore, u neutralizuan 492 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të marra nga burime ushtarake, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme nga pozitat në Siri të organizatës terroriste DAESH që nga 9 janari, Turqia ka ndërmarrë sulme të shumta në kuadër të rregullativave ligjore ndërkombëtare.
Përmes 5 mijë e 330 goditjeve nga Turqia me mbështetje të ndryshme, u shkatërruan shumë depo ku mbaheshin armët, kampe dhe godina që thuhet se përdoreshin si shtabe, ndërsa u neutralizuan 370 terroristë. Po në këtë periudhë, në 167 operacionet ajrore u eliminuan 492 pjesëtarë të DAESH-it.
Burimet e sigurisë njoftuan se në sulmet me avionë të forcave të koalicionit në orën 01:00, u neutralizuan shumë pjesëtarë të DAESH-it dhe u shkatërruan depo armatimi.