Turqia, Politikë, Bota

Nënshkruhet marrëveshje midis Türkiyes dhe Spanjës për projektin e avionit stërvitës reaktiv

Memorandumi i Mirëkuptimit do të shërbejë si bazë e bashkëpunimit të Türkiyes me aleatin e saj në NATO, Spanjën, në projektin e avionëve stërvitës reaktiv

Gökhan Ergöçün  | 20.12.2024 - Përdıtësım : 20.12.2024
Nënshkruhet marrëveshje midis Türkiyes dhe Spanjës për projektin e avionit stërvitës reaktiv

Istanbul

Sekretariati i Industrive Turke të Mbrojtjes njoftoi se është nënshkruar një Memorandum i Mirëkuptimit nga Türkiye dhe Spanja për Projektin e Avionëve Stërvitës Reaktivë, raporton Anadolu.

"Ne vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë me aleatët tanë në industrinë e mbrojtjes dhe të ndajmë teknologjitë tona kombëtare dhe vendase me vendet mike", tha Haluk Görgün në një postim në platformën X.

Ai shtoi se Memorandumi i Mirëkuptimit do të shërbejë si bazë e bashkëpunimit të Türkiyes me aleatin e saj në NATO, Spanjën, në projektin e avionëve stërvitës reaktiv.

Görgün vuri në dukje se kjo marrëveshje e rëndësishme nuk është vetëm një tregues i qëllimit të Türkiyes për zhvillimin e teknologjive të pavarura, por edhe një shenjë e bashkëpunimit të fortë me vendet mike dhe aleate.

"Nën drejtimin e udhëheqësisë vizionare, Türkiye do të vazhdojë të konsolidojë fuqinë e saj në industrinë e mbrojtjes në mbarë botën", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın