Turqia

Piktorja e re me autizëm mbështet edukimin e fëmijëve autikë

Piktorja e re Ceren Gökçe, e lindur në vitin 2006 në Istanbul, ka qenë e interesuar për pikturën që në moshë të re, ndërkohë ka rritur ndërgjegjësimin për autizmin me veprat e saj në të cilat ajo portretizon personazhet unike.

Lale Bildirici Büyükkarakaya  | 16.03.2025 - Përdıtësım : 16.03.2025
Piktorja e re me autizëm mbështet edukimin e fëmijëve autikë Foto: Lale Bildirici Büyükkarakaya/AA

Istanbul

Piktorja e re me autizëm, Ceren Gökçe, të ardhurat nga ekspozita që po përgatit të hapë në Qendrën Kulturore Atatürk (AKM) me veprat e saj me laps, film vizatimor dhe personazhe anime, do t'i dhurojë për edukimin e fëmijëve autikë, raporton Anadolu.

E lindur në vitin 2006 në Istanbul, Ceren Gökçe u diagnostikua me çrregullim të spektrit të autizmit kur ishte 21-muajshe.

Gökçe, e cila ka qenë e interesuar për pikturën që në moshë të re, ka rritur ndërgjegjësimin për autizmin me veprat e saj në të cilat ajo portretizon personazhet unike.

Organizuar në bashkëpunim me Shoqatën për Mbështetjen e Arsimit dhe Solidaritetit të Autizmit (ODEDDER), për 1 javë do të prezantohen 56 vepra për artdashësit në ekspozitën e titulluar "Gjuha e heshtur e ngjyrave-Arti shëron".

Të ardhurat nga shitja e punimeve do të përdoren për të mbështetur edukimin e fëmijëve të diagnostikuar me autizëm.

Duke folur për Anadolu për përgatitjet e saj për ekspozitën, Gökçe tha se dashuria për pikturën ka nisur që në moshën 7-vjeçare dhe se hobi i saj i preferuar ishte të shikonte filma vizatimorë dhe të vizatonte personazhet.

"Ka figura femrash dhe vajza të reja sepse i dua shumë. Kanë fytyra të bukura, format, aksesorët e tyre. Nuk do të heq dorë kurrë nga gratë dhe vajzat. Të ardhurat nga ekspozita do të përdoren gjithashtu për të mirën e fëmijëve autikë. Do të doja të ftoja presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe bashkëshorten e tij Emine Erdoğan".

Piktorja e re e cila tha se flet japonisht, kinezisht, spanjisht, anglisht, italisht dhe rusisht, gjithashtu theksoi se është e interesuar për sporte si volejbolli dhe basketbolli.

Gökçe tha se synimi i saj në të ardhmen është të studiojë "karikaturë dhe film animacion" në universitet.

Duke theksuar se familja e saj e mbështet, Gökçe tha: "Unë i dua shumë mamanë dhe babanë tim. Gjithashtu kaloj mirë me motrën time. Motra ime ka një qen, unë i dua shumë macet. Macet janë kafshët e mia të preferuara".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın