Seda Sevencan
10 Shtator 2020•Përditësim: 10 Shtator 2020
Policia në Turqi ka arrestuar 11 të dyshuar për lidhje me grupin terrorist DEASH në provincën qendrore të vendit Kırşehir, njoftuan sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA)
Policia arrestoi 11 shtetas irakianë në operacione paralele për veprimtaritë e tyre të dyshuara terroriste në Irak, theksuan burimet.
Pas kontrollit të tyre mjekësor, të dyshuarit u dërguan në gjykatën lokale. Disa nga të dyshuarit kohët e fundit hynë ilegalisht në Turqi.
Turqia ishte një nga vendet e para që shpalli DEASH-in si një grup terrorist në vitin 2013.
Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it. Grupi terrorist ka kryer të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura, duke vrarë 315 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Si kundërpërgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.