Ahmet Akbıyık
12 Korrik 2017•Përditësim: 12 Korrik 2017
KONJA (AA) - Të paktën pesë pjesëtarë të organizatës terroriste janë neutralizuar në operacionin anti-terrorist që u krye herët mëngjesin e sotëm nga policia turke në provincën e Konjas, raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim i paidentifikuar i policisë për AA ka thënë se operacioni anti-terrorist ishte nisur bazuar në informacionin e inteligjencës mbi aktivitetet e celulave të grupit terrorist DEASH në qarkun Merem në Konja.
Policia ka kryer bastisje në një ndërtesë në qarkun Merem dhe me këtë rast ka ardhur deri tek përleshja e armatosur me pjesëtarët e DEASH-it.
Të paktën pesë terroristë u neutralizuan, dhe katër policë kanë përfunduar me plagë të lehta.
Zyra e Guvernatorit në Konja tha se trafiku në qendër të Meremas është bllokuar dhe se operacioni i policisë është ende duke vazhduar.
Ai tha se operacioni anti-terrorist është nisur edhe për të arrestuar personin A.Y. i cili është në ndjekje të autoriteteve turke për dyshimet se udhëheqë aktivitetet e organizatës terroriste DEASH. Pikërisht në emër të personit në fjalë ishte marrë me qira ndërtesa që ishte objektivi i këtij operacioni policor.