Jeyhun Aliyev
12 Shkurt 2019•Përditësim: 12 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, ka deklaruar se policia e Stambollit në operacionet e mëngjesit ka sekuestruar rreth 2 ton marijuanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Soylu tha se të paktën 200 tregtar të drogës janë ndaluar gjatë operacionit të organizuar në Bursë, provincën perëndimore të Turqisë.
Në operacion morën pjesë të paktën 4.000 policë, në mesin e të cilëve edhe njësiti special.