Ramazan Ercan
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
IZMIR (AA) - Udhëtimi drejt shpresës i migrantëve të cilët përmes rrugëve ilegale tentojnë të kalojnë nga Turqia në drejtim të Greqisë përmes Detit Egje ka rënë ndjeshëm pas arritjes së marrëveshjes së ripranimit mes Turqisë dhe BE-së. Ndërkohë prej 60 ditësh në ujërat territoriale turke nuk është regjistruar asnjë rast mbytjeje.
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së thuhet se "udhëtimet e shpresës" drejt Europës të personave të ikur nga vendi i tyre për shkak të gjendjes së luftës, kushteve të vështira e ekonomike dhe politike kanë rënë në masë të madhe.
Kalimet e klandestinëve të cilët para arritjes së marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së më 18 mars për luftën e përbashkët kundër migrimit të çrregullt ishin në rritje, pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje pothuajse ndaluan.
Pas marrëveshjes kalimet e klandestineve janë ulur në 80 përqind në Detin Egje, ndërsa nuk ka patur raste të vdekjeve.