Turqia

Presidenti Erdoğan: Ne ruajmë objektivin tonë të anëtarësimit të plotë në BE

"Ne ruajmë objektivin tonë të anëtarësimit të plotë. Presim që BE të adoptojë një qëndrim strategjik dhe vizionar dhe rigjallërimin e negociatave tona për anëtarësim", tha ai

İrem Demir  | 07.03.2025 - Përdıtësım : 09.03.2025
Presidenti Erdoğan: Ne ruajmë objektivin tonë të anëtarësimit të plotë në BE

Istanbul

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se vendi i tij ruan objektivin e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE), ka shprehur pritje që "BE-ja të adoptojë një qëndrim strategjik dhe vizionar dhe rigjallërimin e negociatave tona për anëtarësim", transmeton Anadolu.

Erdoğan mori pjesë në takimin online të organizuar nga BE-ja në Mansionin Vahdettin në Istanbul.

Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, presidenti turk theksoi rëndësinë e një baze të qëndrueshme diplomatike ku të dy palët që luftojnë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme do të jenë në tryezë.

"Mbështesim idenë e një armëpushimi të menjëhershëm dhe ndërprerjen e sulmeve në ajër dhe në det si një masë për ndërtimin e besimit midis palëve", tha ai duke shtuar:

"Besojmë se nuk ka asnjë shpjegim për përjashtimin tonë nga programet e furnizimit me produkte mbrojtëse dhe atyre të rindërtimit të Bashkimit Evropian".

Ai theksoi rëndësinë që vendi i tij të përfshihet në mekanizmat si Fondi Evropian i Paqes që synojnë rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Ukrainës

Presidenti Erdoğan foli edhe për anëtarësimin e vendit të tij në BE.

"Ne ruajmë objektivin tonë të anëtarësimit të plotë. Presim që BE të adoptojë një qëndrim strategjik dhe vizionar dhe rigjallërimin e negociatave tona për anëtarësim", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın