Turqia

Presidenti Erdoğan nesër viziton Italinë

Samiti, i cili do të bashkë-kryesohet nga presidenti Erdoğan dhe kryeministrja Meloni, pritet të trajtojë hapat për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, si dhe çështjet rajonale dhe globale

Esra Tekin  | 28.04.2025 - Përdıtësım : 28.04.2025
Presidenti Erdoğan nesër viziton Italinë

Istanbul

Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes njoftoi se samiti, i cili do të bashkë-kryesohet nga presidenti Erdoğan dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pritet të trajtojë hapat për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Gjatë samitit, siç njoftoi në rrjetet sociale kreu i Drejtorisë së Komunikimit të Türkiyes, Fahrettin Altun, është planifikuar të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme që synojnë forcimin e kornizës ligjore të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, si dhe një Forum Biznesi me pjesëmarrjen e qarqeve të biznesit.

Presidenti Erdoğan do të vizitojë Italinë me ftesë të kryeministres Meloni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.